Lacio nis gjithçka nga e para, Igor Tudor jep dorëheqjen pas përplasjes me klubin

lacio nis gjithcka nga e para igor tudor jep doreheqjen pas perplasjes me klubin
































Klubi i Lacios duhet të nisë edhe në herë kërkimin për një trajner. Kur dukej se më në fund bardhekaltrit kishin goditur në shenjë me emërimin e Igor Tudor, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen pas bisedimeve që kishte bërë në ditët e fundit me drejtuesit që dukej nuk ishin në një mendje me të sa u përket planeve sportive dhe të merkatos.

tudor

Tudor i bëri një mbyllje të mirë sezonit duke marrë vendin e Sarrit dhe kthyer disi buzëqeshjen te tifozët në një edicion ku ekipi kishte pasur shumë luhatje. Por në bisedimet e planifikimit për sezonin e ri, ai ka parë se si idetë e tij me klubin ishin shumë të ndryshme.

Kështu, pas tre ditësh negociata, Tudor sot ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen, duke i hapur rrugën Lacios për të kërkuar dhe emëruar një trajner të ri. Pritet që ai të shfaqet në konferencë për shtyp për të dhënë arsyet e vendimit për t’u larguar nga Lacio. Ndërkohë, klubi ka piketuar disa emra trajnerësh, ku po u jepet prioritet atyre italianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts