Lajçak drej Ministrisë së Jashtme sllovake

lajcak drej ministrise se jashtme sllovake

lajcak drej ministrise se jashtme sllovake

23:00 14/10/2023

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi pranë postit të kryediplomatit

Kandidati për kryeministër në Sllovaki 59-vjeçari Robert Fico ka arritur të bindë dy parti më të vogla për të formuar një qeveri koalicioni ne më pak se dy javë pasi ai fitoi zgjedhjet e parakohshme. Të tre partitë së bashku do të kenë 79 nga 150 vendet në parlamentin e ri.

Rikthimi i Ficos ka ngritur zile alarmi në BE dhe NATO pasi ky lider populist kundërshtoi sanksionet ndaj Rusisë dhe bëri fushatë me një premtim për t’i dhënë fund mbështetjes për Ukrainën.

Rikthimi i tij në pushtet u mundësua nga Peter Pellegrini, partia e qendrës së majtë Hlas të të cilit doli e treta në zgjedhje. Pellegrini do të jetë kryetar i parlamentit, por ai gjithashtu mund të përgatisë një kandidim për presidencën vitin e ardhshëm.

i koalicionit konfirmon rikthimin e Ficos pesë vjet pasi ai u detyrua të jepte dorëheqjen mes protestave masive në rrugë

Ndërsa partnerët e rinj të koalicionit duhet ende të bien dakord për emërimet specifike, një nga kandidatët kryesorë për t’u rikthyer si ministër i Jashtëm është Miroslav Lajçak, aktualisht përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Klan News




lajcak drej ministrise se jashtme sllovake

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts