
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Norvegji.
Lajçak ka treguar se me zyrtarët e shtetit të Norvegjisë ka biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është mirë që jam sot në Oslo! Në takimet me sekretarin e Shtetit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor kemi diskutuar për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e Norvegjisë”, është shprehur Lajçak.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al