LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni përplas një makinë, një i plagosur rëndë

lajm i fundit aksident i rende ne aksin lezhe lac kamioni perplas nje makine nje i plagosur rende

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tjetër, tip “Pasat”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Pasat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta. Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të plagosur nga automjeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts