LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Berat, përplaset nga një makinë dhe merret zvarrë për disa metra, 68-vjeçari përfundon në spital në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës. Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar. I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts