LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Rama vizitë në familjen e 33-vjeçarit Arjan Sala, humbi jetën nga flakët në magazinën e qendrës tregtare

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen e Arjan Salës, 33-vjeçarit, i cili humbi jetën në një magazinë që u përfshi nga flakët.

arjan sala zjarrfikese021-03-27T085807.730

Sala ishte punonjës sigurie dhe hyri në magazinën e qendrës tregtare për të shpëtuar personat që ishin brenda saj, por nuk mundi të dilte dot prej aty.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor nga magazina e djegur pas tre ditësh.

Dy ditë më parë familjarët e Arjan Salës u takuan edhe nga Presidenti i Republikes, Ilir Meta, i cili tha se 33-vjecarin do ta kujtojmë si një njeri të përgjegjshëm.

SI NDODHI NGJARJA

Arjan Sala ishte jashtë qendrës tregtare pasditen e së mërkurës, para se në magazinën që ndodhet në katin e nëndheshëm të saj të niste zjarri.

Ai ishte në shoqërinë e dy miqve të tij, Gentian Goga dhe Armand Abazaj, në kohën kur u dha njoftimi për zjarrin që kishte rënë aty. Të tre punonjës sigurie, Sala përgjegjës, janë drejtuar për te magazina që ishte në flakë, në mënyrë që t’u vinin në ndihmë personave të tjerë që mund të ishin brenda.

Megjithëse u shpëtuan shumë jetë nga vetë Arjan Sala, ai vetë nuk mundi të dilte i gjallë nga aty. Shokët e tij kanë treguar se si Arjani u fut mes tymit e flakëve, aty ku dukej se ishte vatra kryesore, me një bombol në dorë dhe nuk doli më kurrë. Me lotët që mezi i mban, Armand Abazaj tregon momentin e fundit kur e pa Arjanin të gjallë.

Ai thotë se e pa kur po futej mes tymit të dendur dhe nuk mundi kurrë t’i jepte ndihmë. “Ne u futëm të tre që të shpëtonin sa më shumë njerëz që të ishte e mundur. Arjani na tha të dilnim, ndërsa vetë u fut brenda bashkë me një bombol”, tregon Abazaj. Ai nuk e mban mend me saktësi se sa vetë ndodheshin aty kur Arjan Sala u tha që të dilnin jashtë, megjithatë tregon se ai arriti t’i shpëtonte të gjithë, por vetë nuk ia doli dot.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *