LAJM I FUNDIT- NDIQE LIVE/ Komisioni i Rithemelimit niset për në selinë e PD-së






Gazetari i “Panorama”, Mariglen Kume raporton se një përfaqësi e grupit të Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte të 25 marsit.

Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.

Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshem Gazment Bardhi ku ka nisur një takim prej orës 14:40.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe perfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.