Pas mbajtjes së referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar një konferencë nga selia blu në orën 20:00.
Kryetari Lulzim Basha deklaroi se nuk e njeh referendumin e organizuar nga Sali Berisha, duke u shprehur se sot PD kishte vetëm një aktivitet dhe ky ishte Kuvendi Kombetar.
Kujtojmë që sot në të njëjtën ditë u mbajt referendumi i thirrur nga ish-lideri i PD për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ndërsa nga ana tjetër, Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombëtar, ku u morën disa vendime.
Në Kuvendin e PD u miratua rezoluta me 12 vendime të miratuara nga Këshilli Kombëtar. Rezoluta e konsideron Kuvendin e Sali Berishës një tubim dhe vendimet e marra prej tij si “nul”.
Duke theksuar se Berisha falsifikoi simbolet e PD, Këshilli Kombëtar shton se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i djeshëm si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al