LAJM I FUNDIT/ PD depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore! Ja çfarë kërkojnë demokratët nga maxhoranca- DOKUMENTI








Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gazetari i Panorama.al, Maringlen Kume ka siguruar kërkesat e demokratëve të cilët duan hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor.

pd-reformazgjedhore

PD kërkon që ky komision të trajtojë rekomandimet e raporteve të OSBE-ODIHR si për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe të zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe partive politike parlamentare.

Demokratët duan që anëtarësia e këtij komisioni të formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës si dhe zgjatjen e veprimtarisë së saj për një afat 6 mujor që nga data e miratimit.

Kërkesat e plota të PD-së:

1. Ngritjen e një Komisioni të Posacëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.

2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjeve, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

3. Anëtaësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

kerkesa e pd

kerkesapd-reformazgjedhore

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *