LAJM I FUNDIT/ Rama zbardh takimin me Presidentin e UEFA-s: S’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët. Ja çfarë diskutuam








rana ceferinKryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin që zhvilloi sot me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë evropiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay”, shkruan Rama në twitter.

45th_ordinary_uefa_congress_1_

Edhe presidenti i UEFA-s u shpreh më parë i kënaqur për takimin me kryeministrin dhe se kishte marrë garanci të plota nga ky i fundit për zhvillimin e finales në vendin tonë, ashtu si edhe për mospërfshirjen e qeverisë në procesin e zgjedhjeve në FSHF.

“Së pari UEFA nuk ndërhyn në zgjedhje, por ne duam zgjedhje të ndershme, nuk duam asnjë ndërhyrje nga ndonjë palë tjetër. Takova kryeministrin sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën që kishim lexuar në media. Jam i kënaqur që me kryeministrin ishim dakord që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të dërgojë njerëzit e saj këtu për të kontrolluar korrektësinë e zgjedhjeve dhe sigurisht, që të mos ketë asnjë ndërhyje nga asnjë palë jashtë futbollit.

Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Gjërat duhet të jenë të qeta, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë dhe nuk dua të hyj në deklaratat që vijnë nga aktorë lokalë.

Pasi lexuam artikujt ne ishim le të themi pak të shqetësuar për finalen e Ligës së Konferencës por pasi fola me presidentin e federatës dhe kryeministrin, rams dakord me kryeministrin që nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk do të ndërhyjë, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë gjithashtu. Nëse gjërat janë kështu dhe unë absolutisht kam besim te kryeministri, atëherë zhvillimi i finales këtu është i sigurt. Dhe po e presim me padurim pasi është finalja e parë e Ligës së Konferencës në histori”, tha presidenti i UEFA-s

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.