LAJM I FUNDIT/ Shoferi 18-vjeçar ‘fluturon’ me makinë këmbësorin në vijat e bardha në Berat, niset me urgjencë drejt Traumës

lajm i fundit shoferi 18 vjecar fluturon me makine kembesorin ne vijat e bardha ne berat niset me urgjence drejt traumes
lajm i fundit shoferi 18 vjecar fluturon me makine kembesorin ne vijat e bardha ne berat niset me urgjence drejt traumes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Një 70-vjeçar,që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur në ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70-vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime spitalore bëjnë me dije se,i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar hemorragji të brendshme. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet në vendngjarje, ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts