LAJM I FUNDIT/ Shpërthen bombola e gazit në banesën në Shijak

lajm i fundit shperthen bombola e gazit ne banesen ne shijak
lajm i fundit shperthen bombola e gazit ne banesen ne shijak

Shpërthen bombola e gazit në banesën në Shijak. Ngjarja ndodhi në lagjen “Popullore”. Fatmirësish nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts