LAJM I FUNDIT/ Skandali i sistemit TIMS, AMP kallëzim në Prokurorinë e Tiranës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”. Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts