Lajm i fundit/ Zbardhen debatet në kryesinë e PD për analizën e zgjedhjeve, drejtuesit politik debat me Gazment Bardhin: S’pasqyron realitetin








Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes drejtuesve politikë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Gazetari i “Panorama.al”, Mariglen Kume mëson se është debatuar për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

pd-paloka-spaho-bardhi

Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin.

Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët.

PJESE NGA DEBATI NE KRYESIN E PD

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *