LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ i kthen përgjigje Presidentit Meta për bashkitë pa kryetar (SHKRESA)








Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetar. Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.

Ndërsa për rastet e tjera, te vakancave të krijuara KQZ thote se nuk ka marrë asnjë informacion

kqz meta shkresa zgjedhjet

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.  Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen  për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.

shkresa kqz

shkresa kqz 1

CFARE INFORMACIONE KERKOI PRESIDENTI META

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përtgjatë kësaj periudhe 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

 Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës?

Presidenti po ashtu thotë se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.