Lajm i keq për Milanin, Ibrahimoviç mund të humbasë edhe derbin me Interin në Kupë








Pas Udinezes, me gjasë Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë edhe në derbi duke e çuar në gjashtë numrin e ndeshjeve të humbura që nga dëmtimi i 23 janarit në tendinën e Akilit gjatë ndeshjes me Juventusin.

IBRAHIMOVIC

Vullneti i suedezit është shumë i rëndësishëm: për mënyrën se si punon, për vendosmërinë që ka, për ambicien që ka, dhe për dëshirën që ka për të ndihmuar skuadrën do të vazhdonte të luante.

Gjendja e tij po përmirësohet, ndonëse pak më ngadalë sesa pritej, megjithatë ai po ecën më mirë. Rikuperimi i tij monitorohet çdo ditë, pasi duhet kuptuar se si reagon tendini gjatë vrapit.

Nga sot dhe nesër ai do t’u rikthehet vrapimeve në fushë, pasi në këto ditë ka bërë punë të personalizuar dhe ka vrapuar vetëm në rërë.

Ndërkohë, për sfidën e sotme me Udinezen, përveç Zlatanit, trajneri Pioli nuk mund të mbështetet as tek Ismael Benaseri i skualifikuar, pasi në ndeshjen e fundit me Salernitanën plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.