“Lajm i madh”, ndërkombëtarët përshëndesin qëndrimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

lajm i madh nderkombetaret pershendesin qendrimin e be se per liberalizimin e vizave per kosoven
lajm i madh nderkombetaret pershendesin qendrimin e be se per liberalizimin e vizave per kosoven

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Ndërkohë pas këtij vendimi, reagime të shumta kanë  ardhur në rrjete sociale nga ndërkombëtarët që kanë përshëndetur vendimin.

Disa nga reagimet:

Thomas Waitz deputet në Parlamentin Evropian e ka quajtur lajm të mirë vendimin për negocimin e procesit për heqjen e vizave për Kosovën.

“Më në fund këshilli ka rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është vërtet një lajm i madh! Shpresojmë se do të ndodhë pa asnjë vonesë”, ka shkruar Waitz.

Vendimin e ambasadorëve të BE-së për vizat, e ka mirëpritur edhe gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel.

“Faleminderit presidencës çeke. Pas kësaj Spanja dhe Suedia do ta marrin përsipër, me pak interesim për avancimin e dosjes”, ka shkruar Israel.

Zëdhënësja e presidencës çeke, Eva Hrncirova ka shkruar se shpreson që procesi të vazhdojë pa probleme.

“Më në fund një lajm i mirë për Kosovën! Shpresoj që të vazhdojë pa probleme”, ka shkruar Hrncirova.

Diplomati austriak, Andreas Sumper e ka quajtur lajm të shkëlqyer vendimin e sotëm për vizat.

“Lajm i shkëlqyer. Liberalizimi i vizave për Kosovën është në rrugë të mbarë. Hap i rëndësishëm është marrë sot në kuadër të presidencës çeke”, ka shkruar Sumper.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts