Lajm i mirë nga Kosova, asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 30 raste të reja

Lajm i mirë nga Kosova, e cila u përball gjatë muajit shtator me shifra të larta infektimesh e fatalitetesh për shkak të COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 30 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
07 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.

Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671
Në total numri i rasteve aktive është 1.676

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *