Lajm i mirë nga Kosova, mbyllet Klinika Infektive II, nuk ka asnjë pacient të shtruar me koronavirus

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) në Kosovë, nga dita e sotme, nuk ka asnjë pacientë të shtruar me COVID-19.

Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *