Lajm i mirë nga Kosova, ministri i Shëndetësisë: Asnjë i vaksinuar me AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se kontigjenti tjetër i vaksinave kundër koronavirusit, pritet të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill, ose në fillim të majit.

Më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këto vaksina, Kosova i mori falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

“Jemi në kontakte me shtetet mike që sa më shpejt të sigurojmë sasi të vaksinave. Ne kemi kërkuar nga gjithë miqtë tanë të kontribojnë dhe ndihmojnë në këtë situatë. Akoma nuk e kemi një pergjigje definitive nga këto shtete”, tha Vitia, pa saktësuar se për cilat shtete bëhet fjalë.

Këto komente, ministria Vitia i bëri në sallën 1 Tetori në Prishtinë, ku të enjten ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Ministri Vitia tha se deri më tash nuk është shënuar asnjë rast që ka pasur ndonjë efekt anësor nga vaksinat.

“Vaksina është e sigurt dhe ftoj gjithë qytetarët mbi moshën 85 vjeç të lajmërohen dhe vaksinohen”, tha Vitia.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit.

Me vetëm 24,000 vaksina deri tash në dispozicion, Kosova është vendi që ka vaksinuar më së paku banorë në Evropë.

Nga 7 prilli, në Kosovë kanë nisur të zbatohen masat e reja për luftim të pandemisë.

Në mesin e masave që do të zbatohen janë edhe ora policore në periudhën 22:00-05:00, mbyllja e bizneseve të gastronomisë deri më 18 prill, përveç shërbimeve “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat, si dhe zhvillimi i mësimit në institucionet arsimore në versionin online.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2, Podujevë 2, Lipjan 1, Prishtinë 1, Prizren 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast“, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është bërë testimi i 5.502 mostrave dhe në bazë të rezultateve janë shënuar edhe 871 raste të reja me COVID-19.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 642 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 14.120.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 96.212 të infektuar.

Prej tyre 1.960 kanë vdekur ndërsa 80.132 janë shëruar./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *