Lajm i mirë nga Kosova, shuhen zjarret në Rugovë, ministri i Mbrojtjes: Qytetarët të mos shqetësohen, nëse rishfaqen vatra reagojmë menjëherë

Kosova mund të ‘flerë’ e qetë sonte pasi makthi i zjarreve ka mbaruar. Flakët që kishin përfshirë disa zona në rajonin e Rugovës tashmë janë lokalizuar dhe shuar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj siguron se pas punës së pandërprerë nga dje deri sot u arrit ky sukses. Ai fton qytetarët që të njoftojnë menjëherë në rast se shohin rishfaqje të zjarreve dhe autoritetet do të reagojnë menjëherë.

STATUSI NGA ARMEND MEHAJ

Qytetarë të dashur,

Që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Prandaj edhe njëherë, ftoj banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë I menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *