Një lajm tronditës është publikuar ditën e sotme për futbollistin e Noruiçit, Dan Barden i cili në moshën 20-vjeçare është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në testikuj.
20-vjeçari që aktualisht është pjesë e Livingston, i huazuar nga Noruiçi, do të tërhiqet nga futbollit për disa kohë pasi do t’i nënshtrohet një terapie të gjatë kuruese.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi anglez duke i uruar shërim të shpejtë gardianit 20-vjeçar.
Barden është lojtarë i dalë nga akademia e Arsenalit, por që prej dy vitesh është në pronësi të Noruiçit, skuadër ku aktivizohet dhe sulmuesi shqiptar Milot Rashica.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al