Lajme të këqija për Kombëtaren, tre mungesa të rëndësishme konfirmohen për sfidën me Gjeorgjinë






Kombëtarja shqiptare ka kryer një seancë stërvitore të lehtë në kampin stërvitor të Espanjolit, përpara sfidës me Gjeorgjinë, por duket se tre lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë në këtë sfidë.

shqiperia

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, Keidi Bare, Ivan Balliu dhe Myrto Uzuni nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Edi Rejës në takimin e dytë miqësor në “Air Albania”.

Bare pësoi një tërheqje muskulore përpara disa ditësh, kështu tekniku italian ka zgjedhur që të mos e rrezikoj në sfidën e ardhshme.

Nga ana tjetër Balliu ka zgjedhur të qëndrojë në Spanjë, ku do të bashkohet me ekipin e tij, Rajo Vajekanon, për të bërë dhe dozën e tretë të vaksinës.

Gjithashtu nuk do të jetë në skuadër as Myrto Uzuni, i cili është kërkuar nga Granada që të jetë në dispozicion të ekipit spanjoll, me këtë të fundit që do të ketë një sfidë të rëndësishme në fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.