Lajme të këqija për Roberto Mançinin përpara sfidës ndaj Spanjës, sulmuesi kryesor i Italisë pëson…








Lajme negative për trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mançini i cili do të bëjë pa sulmuesin kryesor Çiro Imobile në ndeshjen e rëndësishme ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve.

imobile italia

Sulmuesi i Lacios u dëmtua me bardhekaltërit në sfidën e Europa Ligës ndaj Lokomotivës së Moskës nga ku përsoi dhe një tërheqje muskulore.

Klubi kryeqytetas ka cituar në faqen zyrtare të saj se futbollisti ka kryer të gjitha ekzaminimet dhe gjatë ditëve në vijim do të shihet periudha e riaftësimit të sulmuesit italian i cili përveç ndeshjes me Italinë më 6 tetor ndaj Spanjës, humb edhe takimin me Lacion kundër Bolonjës, ditën e nesërme në orarin e mesditës.

Aktualisht në këtë sezon, Imobile në Serinë A është aktivizuar në 6 ndeshje nga ku ka realizuar 6 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *