Lajme të mira për Kukësin para Partizanit, rikuperohet i dëmtuari dhe kthehet një “baba i ri”









Kukësi do të presë Partizanin të shtunën në “Loro Boriçi” për sfidën e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Trajneri Diego Longo tashmë mund të marrë frymë i qetë pasi do të ketë në dispozicion ekipin e tij më të mirë për të synuar që të rikthehet te fitorja.

kukesi

Ditën e sotme ekipi i Kukësit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara sfidës me Partizanin. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, klubi shprehet se tekniku italian Diego Longo do të ketë në dispozicion të gjithë ekipin e tij, ku përfshihet dhe mbrojtësit Edison Ndreca, i cili pas dëmtimit në gju që mori në sfidën me Laçin, është stërvitur individualisht.

Gjithashtu vihet re dhe rikthimi në stërvitje i kapitenit Gjelbrim Taipi dhe mesfushorit serb Luka Milunoviç. Kapiteni mori një dëmtim në sfidën e fundit ndaj Teutës, por rikuperimi i tij ishte i shpejtë. Nga ana tjetër Milunoviç i ishte dhënë leje nga klubi për të shkuar pranë familjes së tij pasi u bë baba për herë të parë në ditët e kaluara.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *