Lajme të mira për Shqipërinë, Anglia humb një tjetër titullar të mesfushës








Një telash më pak për përfaqësuesen shqiptare para sfidës me Anglinë. Mediat angleze kanë bërë të ditur se “tre luanët” kanë humbur një tjetër titullar të mesfushës, pak ditë para duelit me kuqezinjtë në “Uembli”.

deklan rajs

“Daily Mail” bën të ditur se mesfushori Deklan Rajs, pjesë e rëndësishme e planeve të Sauthgejt dhe një lojtar i cili vlerësohet si titullar i paprekshëm në rreshtimin e tij, është tërhequr nga ekipi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Raportohet se ai është i sëmurë dhe se është kthyer për të vazhduar trajtimin mjekësor te klubi i Uest Hem, duke mos qenë më pjesë e grumbullimit.

Kështu, Sauthgejt ka humbur 2 titullarë në rreshtimin e tij në mesfushë, pasi më parë ishte konfirmuar edhe mungesa e Mezon Maunt. Tashmë i vetmi titullar i paprekshëm është Kelvin Filips, ndërsa largimet e fundit mund të hapin një vend për Xhordan Henderson, ndërsa Belingam dhe Foden do të jenë në duel deri në momentin e fundit se cili prej tyre do të jetë titullar përballë kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *