Lajmi “bombë” vjen nga Katari: Ronaldo i bashkohet Mesit te PSG. Në lojë edhe Guardiola










Pavel Nedved përgënjeshtroi largimin e Kristiano Ronaldos nga Juventusi por nga Katari vjen një lajm “bombë” për të gjithë tifozët. Khalifah Bin Hamad Al-Thani, pjesëtari i familjes mbretërore të Katarit, ka postuar një foto e cila aludon për bashkimin e Ronaldos me atë që ka qenë për shumë vite armiku i tij numër 1, Lionel Mesin.

ronaldo mesi

Personi në fjalë, ishte ai që bëri të ditur për akordin mes PSG-së dhe Mesit, para se të zyrtarizohej marrëveshja mes palëve. Tashme, ai ka publikuar një foto ku Mesi e Ronaldo shihen përkrah njëri-tjetrit me fanellën e PSG. Një fotomontazh, pranë të cilës ishte shkruar në tre gjuhë fraza “Kushedi?”, që është shpërndarë me shpejtësi si një lajm i bujshëm në mediat ndërkombëtare.

Kur mbetet edhe një javë deri në fundin e merkatos, e ardhmja e Ronaldos mbetet plotësisht e hapur pasi mendohet se ai kërkon largimin nga Juventusi. Të gjithë shohin PSG-në si një destinacion të preferuar të tij, për të formuar këtë superskuadër. Por ndërkohë, “L’Equipe” bën të ditur se përfaqësuesi i lojtarit është në bisedime edhe me Mançester Sitin, për t’u vënë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *