LAJMI I FUNDIT/ Arrestimi nga SPAK, Edi Rama firmos shkarkimin e Kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe! Propozimi erdhi nga….








Një ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit, kryeministri Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut është bërë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa vendimi është publikuar dhe në fletoren zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIMNr. 407, datë 6.7.2021PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHENë mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të   ndryshuar,   me   propozimin   e   ministrit   të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të  rënda,  të  kryetarit  të  Bashkisë  Lushnjë,  z. Fatos Tushe.Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama.

Kryebashkiaku i Lushnjes së bashku me 8 zyrtarë dhe dy biznesmenë të tjerë u arrestuan ditën e djeshme me urdhër të SPAK pasi dyshohet se janë përfshirë në korrupsion.

Forcat e Policisë dhe FNSH zbarkuan në zyrat e kryebashkiakut Tushe duke vendosur në pranga të gjithë personat e përfshirë në aktet korruptive si dhe duke sekuestruar dokumente të cilat mund të provojnë këto akuza.

TENDERI 24 MILIONË LEKË I KANALIT TË UJËSJELLËSIT “FUNDOSI” KRYEBASHKIAKUN E LUSHNJES DHE ZYRTARËT E TJERË

Një tender 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujësjellësi në Lushnje është bërë një prej indicieve për hetimin dhe arrestimin e kryebashkiakut Tushe dhe zyrtarëve të tjerë. Tenderi për këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur.

Sipas të dhënave të tenderit, i cili është mbyllur në fund të muajit gusht të vitit të shkuar, në garë kanë marrë pjesë tri kompani, përfshirë edhe kompaninë “Euro Alb SHPK”, me pronar Bujar Muratin. Më pas SPAK sqaron se kompanitë që kanë përfituar nga ky tender, kanë falsifikuar dokumentet me të cilat janë future në garë.

Edi rama shkarkimi Fatos Tushe

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *