LAJMI I FUNDIT/ Biden njofton masat e reja që do të godasin Moskën: Asnjë anije ruse nuk do të ankorohet në portet amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se vendi i tij do të ndalojë anijet e lidhura me Rusinë të hyjnë në portet amerikane. Një masë e tillë është marrë në përpjekje për të izoluar edhe më tej Rusinë, dhe për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse, raportoi CNN.

“Asnjë anije që lundron nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose nën operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në portin e Shteteve të Bashkuara ose të hyjë në brigjet tona”, tha Biden në komentet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ky ishte një tjetër hap kritik që SHBA po ndërmerrte së bashku me aleatët e saj në Kanada dhe Evropë për t’i mohuar Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik ndërkombëtar që ata gëzonin në të kaluarën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts