LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit Meta për kthimin e “Buxhetit 2022”









Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Buxhetin 2022 në Kuvend.

ilir-meta

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, shumica ka votuar kundër dekretit të Kreut të Shtetit për kthimin e buxhetit.

Presidenti Ilir Meta e ktheu këtë ligj për rishqyrtim në 10 dhjetor pas votimit në parlament. Duke e cilësuar si një plan financiar antisocial, kreu i shtetit renditi disa prej arsyeve.

Në argumentet që jep kreu i shtetit, thotë se “në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale; paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij; mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë; mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.

Sipas Presidentit Meta, në këtë buxhet, treguesit krahasues me vendet e rajonit, janë selektivë dhe nuk pasqyrojnë realisht gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në raport me këto vende.

Në vitin 2020, Shqipëria ka produktivitetin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Ndërsa borxhi publik për banorë e rendit vendin tonë të tretin pas Malit të Zi dhe Serbisë. Një panoramë më e qartë e këtij treguesi, reflektohet në tabelën e mëposhtme.

(LEXONI ARSYET E PLOTA TË PRESIDENTIT)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.