“Lajmi na shokoi, por ai s’i humbi shpresat”, djali tregon se si e mori vesh familja që Ibrahim Rugova ishte i sëmurë: Fjalët e tij të fundit ishin…

Në 16-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer. Dhurata që e mori nga qeveria Italiane, qëndron ende në oborrin e shtëpisë së presidentit të parë të Kosovës.

Brenda rezidencës presidenciale të Ibrahim Rugovës, ka shumëçka që e kujton ish-kryetarin e shtetit. Ajo që menjëherë identifikohet me të është flamuri Dardan, që gjendet aty ku mbaheshin konferencat e themeluesit të LDK-së.

Ndërkaq në katin e dytë të objektit që e shfrytëzoi nga viti 1993, u realizuan takime dhe negociata tejet të rëndësishme për vendin. Por, pse preferoi këtë ambient në vend të Zyrës së Presidentit tek Kuvendi i Kosovës? “Kuvendi i Kosovës i ka zgjuar një si të them, një kujtim jo të mirë.”, tha i biri.
Kushdo nga delegacionet e huaja që vinin këtu, pashmangshëm shihnin edhe Dhomën e Kristaleve ku ish-presidenti mbante pasuritë kosovare. Madje njëra nga to zuri vend edhe në zyrën më të rëndësishme në botë, Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. “Me siguri e kanë në bibliotekën e vetë presidenti i SHBA-ve”,-shtoi ai.

I njohur si figurë paqësore, Rugova mori dhuratë fotografinë e komandantit legjendar të UÇK-së. Pak metra më tej është edhe zyra e Presidentit në rezidencën Presidenciale të Ibrahim Rugovës. Aty ka fotografi të shumta të takimeve mes tij dhe politikanëve më të rëndësishëm të kohës.

Në 16-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si pavarësisht kësaj, ai qëndroi gjithnjë optimist dhe s’i humbi shpresat. “Në atë periudhë ishte në Gjermani, në spitalin amerikan atje. Kur e morëm vesh, na shkoi lajmin. Ishte e papritur. E ka lënë duhanin dhe iu bind këshillave të mjekëve dhe si të vepronte. U mundua që të ishte sa më i disiplinuar.”, tha Mendimi.
Duke luftuar sëmundjen me gjithë forcën e tij, Mendim Rugova tregon se si ish-presidenti i kaloi ditët e fundit të jetës së tij. “E ka pasur shpresën se po bëhej mirë dhe që ti vazhdonte bisedat që kanë pasur edhe në Vjenë. Fjalët e tij të fundit ishin; mirë jam se do të shkoj në Vjenë”, theksoi i biri.
Edhe pse u mungon shumë, familja e ish-presidentit është e lumtur që Kosova është e pavarur edhe për shkak të punës së babait të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.