‘Lamtumira e fundit’ për Elizabeth II/ Funerali i mbretëreshës do të transmetohet në kinema, supermarketet dhe restorantet do të mbyllen, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

lamtumira e fundit per elizabeth ii funerali i mbretereshes do te transmetohet ne kinema supermarketet dhe restorantet do te mbyllen ja cfare pritet te ndodhe neser
lamtumira e fundit per elizabeth ii funerali i mbretereshes do te transmetohet ne kinema supermarketet dhe restorantet do te mbyllen ja cfare pritet te ndodhe neser

Ditën e hënë do të mbahet funerali i mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa qeveria la shpallur ditë zie kombëtare dhe shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura.

Megjithatë e hëna ndryshon nga shumica e festave publike në Mbretërinë e Bashkuar. Vendet e mikpritjes dhe shitjes me pakicë që zakonisht qëndrojnë të hapura për të përfituar nga rritja e kërkesës po mbyllin dyert e tyre për respekt për monarken e ndjerë.

Ngadalësimi i aktivitetit të biznesit mund të dëmtojë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në një kohë të vështirë, ndërkohë që një festë publike dyditore në qershor për të shënuar 70 vjetorin e Mbretëreshës në fron kontribuoi në një rënie prej 0.6% të prodhimit ekonomik atë muaj, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Danni Hewson, një analist në firmën e investimeve AJ Bell, i tha CNN Business se, megjithëse ishte e vështirë të vlerësohej ndikimi ekonomik, Mbretëria e Bashkuar tashmë po shkon drejt një recesioni, kështu që çdo goditje në produktivitet do të sjellë pasoja.

Një ngjarje e pazakontë do të jetë fakti që edhe pse shumica e bizneseve janë mbyllur, zinxhiri i kinemasë Vue, do të shfaqë live funeralin e monarkes. Transmetimi do të fillojë në orën 10 të mëngjesit dhe do të zgjasë për tre orë, duke mbuluar shërbimin në Ëestminster Abbey si dhe pjesë të procesionit të arkivolit të Mbretëreshës.

Shikuesit nuk do të duhet të paguajnë për biletat dhe do t’u jepet një shishe ujë falas, por nuk do të mund të blejnë kokoshka ose ushqime e pije të tjera.

Megjithatë, shumë nga baret e vendit do të shërbejnë pije, ndërsa do të transmetojnë edhe funeralin.

Greene King drejton më shumë se 2700 bare në Angli, Uells dhe Skoci, duke e bërë atë zinxhirin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Një zëdhënës i kompanisë i tha CNN Business se vendet e saj do të hapen të hënën që komunitetet të mblidhen për të mbajtur zi dhe për të reflektuar së bashku për jetën e Mbretëreshës.

Hotelet në Londër janë në një nga periudhat më të ngarkuara, pasi njerëz nga i gjithë vendi dhe jashtë shtetit dynden drejt kryeqytetit. Shumë prej tyre tani janë plotësisht të rezervuara, ndërsa tarifat e dhomave janë trefishuar në disa raste.

Travelodge, e cila ka 78 hotele në Londër, tha se stafi i saj po punonte jashtë orarit në përgatitje për funeralin e Mbretëreshës.

“Hotelet tona në Londrën qendrore dhe Windsor janë të gjitha të zëna dhe kërkesa po rritet për hotelet tona që ndodhen pranë një stacioni treni ose metroje në të gjithë Londrën e Madhe”, tha një zëdhënës për CNN Business.

Aeroporti Heathrow i Londrës po ndryshon 15% të orarit të tij të fluturimeve për të reduktuar zhurmën në qendër të Londrës ndërsa funerali po zhvillohet, që do të thotë se do të ketë anulime.

Sa i përket të ushqyerit, për qytetarët do të jetë të e vështirë të porosisin një picë apo një BigMac, pasi thuajse të gjitha lokacionbet e McDonald’s në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të mbyllura të hënën deri në orën 17:00.

“Shumica e restoranteve dhe dyqaneve të dërgesave të Pizza Hut do të qëndrojnë të mbyllura deri në orën 14:00 të së hënës pasi të ketë përfunduar shërbimi i varrimit”, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për CNN Business.

Greggs, një furrë buke e njohur me më shumë se 2,000 dyqane, tha se do të mbyllte dyert e saj, ndërsa disa nga dyqanet e saj ekskluzive mund të qëndrojnë të hapura.

Britanikët duhet të bëjnë gjithashtu blerje pasi shumica e supermarketeve do të jenë të mbyllura.

Tesco, zinxhiri më i madh i supermarketeve në vend, do të mbyllë dyqanet e tij më të mëdha atë ditë. Dyqanet më të vogla do të hapen në mbrëmje. Zinxhirë të tjerë të mëdhenj supermarketesh, Sainsbury’s, Aldi dhe Morrisons thanë se do të mbylleshin gjithashtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts