Lamtumira e veçantë për Kancelaren gjermane Angela Merkel

15:00 15/09/2021

Një pastiçeri gjermane ka prodhuar biskota me fytyrën e Kancelares gjermane

Pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, Kancelarja Angela Merkel jep dorëheqjen. Një pastiçeri në Gjermani dëshiron t’ua ëmbëlsojë ikjen e Kancelares gjermane me disa biskota me fytyrën e saj.

Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari tha se kjo është një dhuratë për simpatizantët e saj.

Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe që e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi’’.

Përkrahësit e Merkel mund të shijojnë një biskotë për vetëm 5 euro dhe kështu ata mund të kenë një kujtim të saj edhe pas ikjes së saj.

Ne i kemi bërë biskotat që të zgjasin për dy vite, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vite të tjera“.

Kompania ka funksionuar që katër dekada dhe përderisa biznesi familjar ka makineri për prodhim masiv të ëmbëlsirave, udhëheqësit e saj e kanë ruajtur traditën edhe për përgatitjen e disa specialiteteve me dorë.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës në formën e fytyrës së Merkelit erdhi disa muaj më parë dhe tashmë stafi me 8 persona po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *