
10:09 12/04/2021
Kompania Lifeâs Good po del nga tregu i krijimit tĂ« telefonave inteligjentĂ«.
Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore njoftoi këtë të hënë se do të mbyllë njësinë e prodhimit të celularëve, duke shënuar fundin e një epoke për tregtimin e Android.
Sipas LG Electronics, kompania mund të vazhdojë të shesë disa nga modelet e saj ekzistuese deri më 31 Korrik.
âVendimi strategjik pĂ«r tĂ« dalĂ« nga sektori tepĂ«r konkurrues i telefonisĂ« mobile do tĂ« lejojĂ« kompaninĂ« tĂ« pĂ«rqendrojĂ« burimet nĂ« fushat e rritjes, siç janĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit e automjeteve elektrike, pajisjet e lidhura, robotika, inteligjenca artificiale dhe zgjidhjet biznes me biznesâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e LG.
LG kishte paralajmëruar për fatin e biznesit të telefonit në Janar, duke thënë se po shikonte të gjitha opsionet, përfshirë një shitje të mundshme të njësisë.
Vendimi për ta bërë publikë lajmin këtë të hënë u prit me një breshëri nostalgjie në mediat sociale, ku përdoruesit ndanë fotot e telefonave të tyre të parë LG./tvklan.al
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”