Laptopi i ri Surface 4!

11:11 14/04/2021

Microsoft ka prezantuar kompjuterin e tij Windows 10, laptopin Surface 4.

Kur ka kaluar më shumë se një vit që nga hedhja në treg e laptopit Surface 3, duket se kompania ka sjellë pak ndryshime mes asaj pajisjeje dhe pasardhësit të saj.

Surface 4 vjen me një ekran me prekje 13.5 inç, me material copë alcantara, mat i zi, ose gur ranor. Versioni tjetër është 15 inç dhe vjen vetëm në dy versione platin dhe mat i zi metal.

Ka vetëm një port USB-C, një vend për kufjet dhe portin Surface Connect, e krijuar nga vetë kompania, për karikim.

Megjithatë Microsoft ka bërë disa ndryshime brenda pajisjes. Kompania thotë se ka shtuar me 70 përqind performancën e pajisjes, me një çip Intel të gjeneratës së 11-të ose procesor AMD’s Ryzen 4000.

Vendimi vjen pas zgjedhjes së Apple për të kaluar nga procesorët Intel tek çipët M1, që është pritur përgjithësisht mirë nga përdoruesit dhe me gjasë do të zëvendësohet nga një çip M2 në produktet e ardhshme.

Microsoft ka çipin e tij ARM, që e gjen tek tableta Surface Pro X, por mesa duket ka vendosur që të mos e shtojë tek kjo gamë këtë herë.

Specifikat të tjera në pajisjet e reja të Microsoft përfshijnë memorie 256 GB, 8GB RAM, teknologjinë e njohjes së fytyrës në kamerën ballore që është HD, Bluetooth 5, bateri zgjat 19 orë dhe karikim të shpejtë (fast charge).

Versioni i vogël ka një çmim prej 999 paund, ndërsa më i madhi 1,299 paund./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *