Laraska i shkakton vdekjen foshnjes 5-muajshe

13:47 11/08/2021

Një vajzë 5-muajshe ndërroi jetë tragjikisht pasi u sulmua nga një laraskë agresive. Prindërit e vajzës kishin dalë për një shëtitje në një park në Brisbane në Australi, kur një laraskë iu drejtua për t’i sulmuar.

Në përpjekje për të mbrojtur foshnjen që mbante në krahë, nëna u pengua dhe u rrëzua, çka i shkaktoi fëmijës plagë të rënda në kokë. Pavarësisht se ajo u dërgua menjëherë në spital, nuk ia doli mbanë dhe ndërroi jetë, duke i shkaktuar një hidhërim të papërshkrueshëm prindërve të saj.

Sipas dĂ«shmitarĂ«ve okularĂ« tĂ« ngjarjes, “aksidenti ishte pĂ«rtej çdo gjĂ«je qĂ« kishin parë”. NjĂ« nĂ«nĂ« tjetĂ«r qĂ« gjendej nĂ« park, tha se e njĂ«jta laraskĂ« kishte sulmuar edhe fĂ«mijĂ«t e saj duke i lĂ«nĂ« plagĂ« tĂ«  pĂ«rgjakura nĂ« faqe, edhe pse mbanin helmeta.

Laraska u kap nga autoritetet dhe u transferua nga parku. Gjatë këtij sezoni nga Gushti-Nëntor, laraskat meshkuj zhvillojnë këtë sjellje agresive për shkak të sezonit të çiftëzimit dhe ruajtjes së vezëve pasi kërkojnë të mbrojnë të vegjlit derisa të lindin, duke u bërë shkak i sulmeve të shumta edhe ndaj njerëzve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *