Largime dhe probleme me dokumentacionin, dy lojtarë “shqetësojnë” Kastriotin








Kastrioti ndodhet në vendin e fundit të renditjes me vetëm një pikë të grumbulluar pas katër javëve kampionat të zhvilluara deri më tani.

KASTRIOTI 1

Këto rezultate normalisht që nuk priteshin, mirëpo kur shikon që skuadra në asnjërën prej ndeshjeve të zhvilluara nuk ka qenë e plotë në kontingjent kupton se deri diku gjërat mund të rregullohen në vazhdimësi, kjo edhe për faktin se pavarësisht se është marrë vetëm një pikë në katër javë, në dy ndeshjet e fundit ndaj Tiranës dhe Egnatias, skuadra ka zhvilluar lojëra të mira, ndonëse ka ende lojtarë me kondicion fizik jo edhe aq optimal.

Të gjendur përpara kësaj situate, por edhe duke qenë se kjo javë do të jetë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, stafi teknik i krutanëve ka vendosur që ta lërë skuadrën vetëm një ditë pushim dhe nga dje është rikthyer sërish në “Redi Maloku” për të zhvilluar një minifazë përgatitore 6-ditore me nga dy seanca në ditë, në mënyrë që lojtarët e afruar vonë në skuadër por edhe ato jashtë kondicionit fizik të kapin formën optimale.

Kjo periudhë dy javore pritet që t’u shërbejë edhe të dëmtuarve që ka skuadra, të cilët aktualisht janë në një numër të konsiderueshëm. Bedri Greca, Sokol Neziri, Lukman Husein, Edon Hasani, por edhe Ruben Silva.

TË HUAJT – Agnaldo Moraes ishte pjesë e listës së federimeve të krutanëve kur u mbyll merkatoja dhe krutanët shpresonin që lojtari do t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës në vazhdimësi.

Mirëpo, duket se kjo nuk do të ndodhë, pasi nga burime pranë të dy palëve mësohet se bashkëpunimi ka gjasë që të mos ndodhë dhe në këtë mënyrë Moraes mund t’i bashkohet një tjetër ekipi ditët në vazhdim.

Sa i takon lojtarit tjetër, Henri Okebugu, ky lojtar vijon të jetë në listë dhe krutanët presin ende rregullimin e problematikave që ka me dokumentacionin.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *