Largimet politike nga puna/ Vetting zbardh dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit! Gjykatat e mbushura me dosje

largimet politike nga puna vetting zbardh demin qe i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit gjykatat e mbushura me dosje

































[embedded content]

EMISIONI VETTING

Vetting ju solli një rast se si pushteti abuzon me nëpunësit e tij në Rrogozhinë, ku për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje kryebashkiaku Edison Memolla është nën hetim nga SPAK.

Por ky nuk është rast i veçuar. Qindra raste të tjera janë humbur nga shteti përballë qytetarëve duke i kthyer shkarkimet politike në një fenomen i cili ka rënduar buxhetin e shtetit.

Rreth 17 miliardë lekë kanë dalë nga buxheti i shtetit për shkarkimet e padrejta nga puna gjatë dekadës së fundit. Këtë faktë e ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Financave për përmes një përgjigjeje zyrtare, për emisionin “Vetting”.

Që nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë gjykuar nga ana e Gjykatës Apelit administrativ 9566 çështje. Sipas burimve zyrtare të informacionit nga ana e e kësaj gjykate “ gjatë periudhës 04.11.2013  deri 31.12.2022 rezulton që Gjykata Administrative e Apelit ka disponuar me vendime rreth 9566 çështje administrative me objekt “Marrëdhënie pune” apo “Dëmshpërblim page”, të lidhura me largimet nga puna nga Administrata Publike.  

Në përgjigjen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit theksohet se volumi i çështjeve që duhet të trajtohen është shumë herë më i lartë.

Vetëm për vitin 2021, sipas burimeve zyrtare të Gjykatës Apelit Administrative, “janë regjistruar 19.302 çështje, prej të cilave vetëm 887 janë gjykuar, ndërsa presin në radhë për t’u gjykuar edhe 18.415 çështje të cilët do të gjykohen në vitin 2024 e në vazhdim.

ANALIZA VJETORE E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT PËR VITIN 2021 

Tabela nr. 1 
Tabela nr. 1

Sipas burimeve zyrtare vihet re se numri më i lartë i çështjeve gjyqësore për largime nga puna është regjistruar në rrethet e Tiranës dhe Vlorës, çështje të cilat janë dërguara nga gjykatat e shkallës së parë. Ndërkohë që numri i çështjeve me një vendim final vijon të mbetet shumë i ulët duke kapuç shifren e vetëm 682 vendimeve. 

Çështje të funksionit rishikues të Gjykatës Administrative të Apelit të ardhura nga  gjykata e shkallës së parë sipas tabelës 2 dhe 3 
Çështje të funksionit rishikues të Gjykatës Administrative të Apelit të ardhura nga  gjykata e shkallës së parë sipas tabelës 2 dhe 3


Sipas eksperteve gjyqësorë çështjet që kanë shkuar në apel për marrëdhënie pune kërkojnë një kohë jashtëzakonisht të gjatë për t’u trajtuar. Kjo shikohet edhe nga të dhënat zyrtare që Gjykata e Apelit ka deklaruar për emisionin “ Vetting”.

Vetëm 1 çështje është mbyllur brenda një viti, po kështu një çështje brenda dy vitesh ndërsa 125 çështjeve u janë dashur mesatarisht 1565 ditë ose 4 vite e dy muaj.

Në lidhje me kohëzgjatjen dhe efiçencën për çështjet e gjykuara po ju pasqyrojmë të  dhënat sipas tabelës nr. 5 dhe nr. 6 
Tabela nr 5.

Në vitin 2015

Për vitin 2015, nga 1032 denoncime për largime të padrejta nga puna, vetëm 320 çështje i ka fituar shteti kundër ish punonjësve me kod pune ndërsa ka humbur 712 raste të largimit të padrejtë nga puna. Në çështjet në marrëdhënie pune me shërbim civil nga 48 raste, shteti ka fituar vetëm 17 raste kundrejt 31 të ish punonjësve të administratës publike. Intesant është fakti që nga 75 raste të largimit nga puna të punonjësve të policisë së shtetit,  vetëm 29 janë fituar nga shteti, ndërsa kanë fituar gjyqin 46 raste nga ana e paditësve që kanë qenë punonjës me uniformë.

Në vitin 2016

Në vitin 2016 në bazë të Kodit të Punës nga 2472 çështje gjyqësore për largim të padrejtë nga puna, shteti ka fituar vetëm 651 çështje ndërsa individi 1821çështje gjyqësore. Të njëtin trend ka pasur edhe kundrejt Punonjësve Civil ku nga 36 çështje të gjykuara,  9 gjyqe janë fituar nga shteti dhe 27 nga qytetarët e larguar padrejtësisht nga puna. Një shifër rekord ndëshkimesh për punonjësit e policisë së shtetit ka pasur në vitin 2017, por që më pas janë evidetuar si të padrejta nga a e gjykatës e cila i ka dhenë të drejte të larguarve padrejtësisht nga puna. Gjatë vitit 2016, nga 63 punonjëset policie të larguar nga puna, 58 policë kanë fituar gjyqin kundër shtetit ndërsa  shteti ka fituar vetëm 5 gjyqe. (fa5 GJAA)

Vitin 2017 të gjithë e mbajnë mend për vitin e reformave dhe shkarkimeve, por a ishin realisht reforma?!

Në vitin 2017 nga 1847 qytetarë të larguar nga puna, 1362 vendime gjykate janë dhënë në favor të tyre dhe vetëm 485 në favor të shtetit. Vlen të theksohet një tjetër fakt, në këtë vitë nga ana e Gjykatës së Apelit janë kthyer për rigjykim 141 prej këtyre çështjeve, të cilat pritet të rigjykohen.

I njëjti trend ndiqet edhe në vitet pasardhëse ndërsa dëmi në buxhet duket të jetë kolosal ndërsa këto valë shkarkimesh janë pasojë e një vale të mëparshme emërimesh kryesisht në saj të fushatave elektorale.

Shkarkime elektorale, punësime elektorale!

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të punësuarve në administratën publike në Shqipëri arriti një rekord në vitin 2022, me 184,111 të punësuar, duke shënuar një rritje prej 8 për qind gjatë pesë viteve të fundit. Një nga arsyet për fryrjen e administratës qendrore dhe vendore janë edhe punësimet elektorale.

Sipas një analize të realizuar nga BIRN, ka fryrje të stafit administrativ të bashkive me 1,544 punonjës të rinj, të barabartë me 9% të numrit total të të punësuarve. Pak më shumë se ¼ e këtyre punonjësve ishin të punësuar të përkohshëm brenda një viti ndërsa fryrjen më të madhe e ka regjistruar bashkia e Cërrikut, duke shtuar 94 punonjës ose 32 % të numrit total të punonjësve të saj.

Por në të njëjtën kohë që administrata fryhet para çdo pale zgjedhjesh me punonjës të rinj, buxheti i shtetit vijon të dëmtohet për shkarkimet e padrejta, duke e kthyer këtë proces si një buxhet më vete që rëndon xhepat e shqiptarëve.

LEXO EDHE: Vetting/ Shkarkimet elektorale, hakmarrja e një kryebashkiaku ndaj drejtoreshës së Kopshtit! E ‘internoi’ në Luz, se nuk i dha listën e punonjësve

Shkarkimet politike/ Vetting zbardh episodet e errëta të Rrogozhinës: Xhaxhallarët e kryebashkiakut Memolla nxorën armët në fushatë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts