Largimi i Berishës/ Grida Duma: Akt i madh moral lidershipi nga Basha, vendosi të mos e fusë partinë në përçarje. Në PD nuk ka grupime të ndryshme





Nënkryetarja e PD-së Grida Duma, komentoi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar demokrat, duke e cilësuar një akt të madh moral lidershipi të Lulzim Bashës për të mos e futur partinë në përçarje.

duma duma

Gjatë intervistës në emisionin “Radari Informativ” në “Abc News”, Duma u ndal edhe te aksioni i fundit i disa anëtarëve të FRPD-së për të mbajtur një referendum për çështjen “Berisha”, duke u shprehur se në PD ka emocione të ndryshme, por jo grupime të ndryshme.

Deri më sot, në këtë zallamahi diskutimesh, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur, si një akt vendimmarrës për PD. Nëse do të kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet personale, do godisnim një akt lidershipi, së paku moral. Krye i PD ka marrë vendimin që këtë çështje të mos e delegojë te Kryesia, lidershipi, anëtarësia e PD me qëllimin e madh që të mos ketë asnjë përçarje, as një qëndrim personal. Akti moral për të mos e futur PD-në në përçarje, është akt i madh i lidershipit. Për kët nuk kam asnjë dyshim. Vetë Basha tha që ‘ padiskutim është vendim shumë i vështirë, përgjegjësitë do t’i marr nga A-ja te ZH-ja vetë’. Por ajo që nuk dua të prek është të vendos PD-në në qëndrime të personalizuara. Mendoj që ajo që është bërë mirë është që një individ i vetëm, kryetari i partisë e ka marrë mbi supe personale, dhe nuk e ka lënë të shkojë atje ku ndjesitë janë legjitime. Kam vlerësuar se indikatorët për çështjen që kanë çuar te ‘non grata ‘, që unë nuk i di se cilat janë, janë pjesë e ruajtjes së PD-së, që nuk hyn në diskutime të figurës së Sali Berishës”, tha Duma.

Nënkryetarja e selisë blu theksoi se: “Brenda PD-së mund të ketë emocione të ndryshme, por jo grupime të ndryshme. Vendimet e vështira të një organizate politike kuptohen më vonë, pse edhe si. Të gjykosh sot është jomaturi politike”.

Ndërsa e konsideroi vendimin e Lulzim Bashës si racional dhe jo emocional, Duma vë në dukje se akti nuk prek vlerat e të shkuarës historike dhe ka si mision ndërtimin e të ardhmes. “Askush nuk prek faktet dhe vlerat e të shkuarës historike! Gjithkush ka mision të ndërtojë të ardhmen historike. Këto nuk janë dy drejtëza që priten, por një vazhdimësi dialektike e të ardhmes euroatlantike të Shqipërisë”, tha Duma.

Një vendim traumatik, racional, të cilin Lulzim Basha vetë deklaroi që emocionalisht nuk do ta ndërmerrte kurrë”, shton nënkryetarja demokrate.

Duma shprehet se PD-ja ka një mision që shkon përtej marrjes së pushtetit, që është misioni i udhëheqjes në rrugën europiane të Shqipërisë.

PD ka të qartë një gjë që nuk duhet të jetë fituese për të marrë pushtetin, por për misionin për rrugën europiane të Shqipërisë. Demokratët janë në vitin e 9-të të sakrificës dhe unë kam mallëngjim për ata që nuk janë tërhequr. Mënyra për të arritur atë që duhet në të ardhmen është të kemi aleancën strategjike. Ju siguroj që PD, dhe ajo që Basha e bën të qartë është të bëjë transparencë dhe të mirëinformojë për figurën historike të ish-kreut të PD”, tha Duma.

Ne duhet çdo ditë të punojmë për bashkimin e PD-së me një lloj qartësimi gradual, se kjo është rruga që kjo parti duhet të marrë, jo vetëm për të ekzistuar. Nëse shohim në horizont që kjo parti po punon për të ardhmen euro-atlantike, unë mendoj që kjo parti po e bën detyrën e vet. Ju siguroj që e ardhmja euro-atlantike është ardhmja në pushtet“, tha ndër të tjera nënkryetarja e PD.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *