Largimi i Ilir Dajës, reagon Partizani: Zhvilluam një takim dhe…









Klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht se Ilir Daja nuk është më trajner i ekipit. Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook të martën e 28 dhjetorit, klubi falënderon trajnerin për bashkëpunimin dhe i uron suksese në të ardhmen.

Ilir Daja

Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit“, thuhet në reagimin e klubit.

NJOFTIMI I PLOTE

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.