Largimi masiv i shqiptarëve, zyrtari i lartë amerikan: Zgjidhja e vetme procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian

largimi masiv i shqiptareve zyrtari i larte amerikan zgjidhja e vetme procesi i zgjerimit te bashkimit evropian
largimi masiv i shqiptareve zyrtari i larte amerikan zgjidhja e vetme procesi i zgjerimit te bashkimit evropian

Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi është një problematikë rajonale që është vënë re dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një komunikim për mediat mbi prioritetet e 2024-s, Ndihmësekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brian deklaroi se një pjesë e madhe e popullsisë në Ballkan po largohet, ndërsa si zgjidhje sheh procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë më europian, i sigurt dhe i stabilizuar. Dhe kjo do të thotë mbi të gjitha, që Ballkani Perëndimor do një integrim ekonomik. Problemi me këto shtete është se një pjesë e madhe e popullsisë po largohet, duke u zhvendosur në Europë, apo diku tjetër. Kjo do të thotë që njerëzit që mbeten kanë një vështirësi edhe më të madhe për të krijuar mundësitë ekonomike që një anëtarësim në BE do ia mundësonte. Prandaj jemi shumë të motivuar nga zotimi i BE-së për të angazhuar këto vende me procesin e zgjerimit. Ky proces nuk do i mundësojë vetëm integrim në bashkimin ekonomik, por edhe i përgatit këto vende që të marrin vendime politike bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

[embedded content]

Ndihmës sekretari amerikan përmendi dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku deklaroi se SHBA-të mbështesin dialogun. “Qasja jonë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim fuqishëm dialogun me ndërmjetësuesin e BE-së dhe të dërguarin e tyre Lajçak. Ka patur një progress në këtë aspekt muajt e fundit, si për shembull targat dhe lëvizja e qytetarëve në dogana. Kjo ndihmon në mundësimin e 4 lirive për qytetarët.  Të mundësosh për njerëzit është ajo që duam. Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të shmangin çdo veprim provokues në veri”, u shpreh.

O’Brian siguroi se ngjarje si ajo e fundshtatorit të 2023 në veri të Kosovës nuk do të lejohen të ndodhin. “Prezenca e NATO-s është rritur në veri. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me trupat ndërkombëtare në veri ka qenë shumë i mirë deri më tani. Edhe Beogradi ka mundësuar në një farë mënyre qetësimin e situatës. Presim që kjo qasje të vijojë. Kjo është shumë e rëndësishme duke patur parasysh situatën që ndodhi në muajin shtator. E cila tregoi një grup që tentoi të fuste një numër të konsiderueshëm armësh që do të sillnin një dhunë të madhe. Kjo është shumë e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë, asnjëherë nuk do të lejohet të ndodhë kjo gjë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, në këtë komunikim me gazetarët europianë, O’Brian foli dhe për luftën në Ukrainë, ku u shpreh se SHBA-të do të vijojnë mbështetjen për qeverinë e Zelenskit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts