Largohet nga Kabuli avioni i fundit amerikan, merr fund prezenca 20-vjeçare e SHBA në Afganistan

largohet nga kabuli avioni i fundit amerikan merr fund prezenca 20 vjecare e shba ne afganistan
largohet nga kabuli avioni i fundit amerikan merr fund prezenca 20 vjecare e shba ne afganistan

22:54 30/08/2021

Mbrëmjen e 30 Gushtit është larguar nga Kabuli avioni i fundit amerikan, duke përmbyllur kështu procesin e evakuimeve pas marrjes së kontrollit në vend nga talebanët.

Afati i fundit i evakuimeve nga Afganistani është 31 Gushti, por mesa duket amerikanët e kanë përmbyllur këtë proces më përpara.

Pentagoni ka njoftuar zyrtarisht se avioni i fundit amerikan është larguar sonte nga Kabuli, duke shënuar kështu fundin e pranisë 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan.

Gjenerali amerikan McKenzie thotë se në 5 avionët e fundit të larguar nga Kabuli nuk kishte asnjë shtetas amerikan. Këta të fundit ishte evakuuar nga vendi rreth 12 orë më parë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts