Largohet nga Shtëpia e Bardhë qeni i Joe Biden

largohet nga shtepia e bardhe qeni i joe biden

largohet nga shtepia e bardhe qeni i joe biden
The White House

16:00 05/10/2023

Kafsha shtëpiake kishte kafshuar disa herë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë

Qeni i familjes së presidentit Joe Biden, Commander, është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim është marrë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pas një sërë incidentesh ku janë përfshirë shumë punonjës.

Gjatë javës së kaluar qeni i presidentit amerikan kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret të cilit ju dha menjëherë ndihma e nevojshme mjekësore.

Rasti i fundit ishte hera e 11-të që qeni kafshon një roje tjetër.

Më herët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u shpreh se sjellja agresive e qenit të presidentit lidhej me stresin brenda rezidencës së famshme.

Nuk është hera e parë që një qen i Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Menjëherë pas marrjes së detyrës një tjetër kafshë shtëpiake e dashur për Biden u largua nga rezidenca për arsye të ngjashme.

Klan News

largohet nga shtepia e bardhe qeni i joe biden

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts