“Largohuni me urgjencë”/ Presidenti i Ukrainës: Paralajmërimet për pushtim krijojnë kaos! Miku më i mirë i armiqve është paniku

Në një situatë ku tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje, janë shtuar paralajmërimet për t’u larguar me urgjencë nga Ukrainë.

Por kjo ka sjellë edhe reagimin e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se thirrjet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës “shkaktojnë panik”.

Ai gjithashtu ka theksuar se situata duhet analizuar me detaje, duke shtuar se më i mirë i armiqve tanë është paniku

“Duhet të analizojmë të gjitha informacionet për kërcënimet në kufijtë e vendit dhe e vërteta është se kemi informacione të ndryshme. Tani miku më i mirë i armiqve tanë është paniku. Dhe të gjitha këto informacione nuk na ndihmojnë”, saktësoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.