“Largohuni menjëherë nga qyteti”, kryebashkiaku i Boryspil jep alarmin

12:38 22/03/2022

Kryebashkiaku i Boryspil, që ndodhet pranë Kievit, u bëri thirrje banorëve këtë të martë që të largohen menjëherë nga ky qytet. Thirrja vjen në një kohë kur luftimet kundër forcave ruse duket se janë fare pranë.

I bëj thirrje popullatës civile të tregohet inteligjente, të kontaktojë qendrën tonë dhe të largohen nga qyteti sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryetari i bashkisë Volodymyr Borysenko në një video.

Ai tha se qytetarët duhet të evakuohen nëse kanë mundësi, pasi tanimë rreth tij po zhvillohen luftime.

Disa banorë janë të vendosur pranë aeroportit ndërkombëtar Boryspil të Kievit, aeroporti më i madh i Ukrainës dhe që është në mesin e fushave ajrore të bombarduara nga Rusia muajin e shkuar.

Boryspil ndodhet rreth 40 km në lindje të Kievit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.