
21:30 29/04/2021
Situatë alarmante nga Covid
Amerika u ka kërkuar shtetasve të saj, që ta lënë Indinë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi India po përballet me një valë shkatërruese të Covid-19. India ka raportuar rreth 379.257 raste të reja të enjten, gjë që e vë atë në vend të parë në botë sa i përket shifrave.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara paralajmëroi shtetasit e saj se, “aksesi tek të gjitha shërbimet shëndetësore po bëhet çdo ditë e më i kufizuar”.
Numri i vdekjeve totale në Indi, kapi shifrën 200.000 të enjten e kaluar edhe pse e ekspertët thonë se ky numër mund të jetë shumë herë më i lartë. Është kjo arsyeja pse Amerika këmbëngul, që shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Indisë dhe ata që ndodhen atje, të largohen sa më parë.
“Qytetarët amerikanë duhet ta vlerësojnë faktin që mjetet e transportit vazhdojnë akoma të jenë të hapura”, është thënë.
Sipas raportimeve që vinë nga BBC-ja, disa prej shtetasve amerikanë u është ndaluar hyrja në spital dhe marrja e shërbimeve shëndetësore, për shkak të vendeve të limituara. Amerika ka dërguar rreth $100 m furnizime me pajisje të kujdesit shëndetësor dhe rreth 1 milionë teste. Qeveria indiane i ka mirëpritur ato që konsiderohen “ndihma solidariteti”, nga e gjithë bota.
Të rejat më të fundit nga India: Aktualisht, spitalet janë të mbingarkuara. Ka mungesa të furnizimit me bombola oksigjeni dhe krematoriumet po punojnë pa pushim. E enjtja ishte dita më vdekjeprurëse, megjithëse numri mendohet të jetë shumë herë më i lartë se ai i deklaruar.
Pavarësisht gjendjes, shteti Bengali Perëndimor ndodhet në fazën finale të votimeve. Turma të mëdha janë parë jashtë qendrave të votimit duke e rritur kështu shqetësimit rreth infektimit me Covid-19. Modi është kritikuar për vijim e procesit të votimeve në një gjendje të tillë kritike, sipas BBC-së./tvklan.al
Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al