Lava e vullkanit në Goma të Kongos; 5 të vdekur në përpjekjet për t’u larguar

Llava e lëshuar nga shpërthimi i vullkanit në malin Nyiragongo në Kongo shkatërroi shtëpi në periferi të Gomas. Por dëshmitarët thanë të dielën se qyteti prej dy milionë banorësh ishte i padëmtuar në pjesën më të madhe pas vullkanit që shpërtheu gjatë natës dhe bëri që mijëra njerëz të largoheshin në panik.

Autoritetet thanë se të paktën pesë persona kanë vdekur në një aksident rrugor ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga qyteti Goma, por paralajmëruan se ishte shumë herët për të dhënë një numër të saktë të viktimave në komunitetet më të goditura. Më shumë se 500 shtëpi ishin shkatërruar, sipas zotit Constant Ndima, guvernator ushtarak për rajonin e prekur.

Banorët thanë se kishte pak paralajmërim para se qielli i errët të kthehej në një të kuqe të zjarrtë, duke çuar në frikën se shpërthimi mund të shkaktonte të njëjtin lloj shkatërrimi si herën e fundit në vitin 2002 kur vdiqën qindra banorë.

Misioni paqeruajtës i OKB-së kishte thënë të shtunën vonë se bazuar në fluturimet e zbulimit nuk dukej se llava po rridhte drejt Gomës, por megjithatë mijëra vetë u larguan nga frika. Disa hipën në anije në liqenin Kivu ndërsa të tjerët u përpoqën të arrinin në malin Goma, pika më e lartë mbi nivelin e detit. Të paktën 3,000 vetë u larguan përtej kufirit për në Ruandë/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *