“Lavdi Ukrainës”/ Baristi në Spanjë refuzon tu shërbejë rusëve, dhunohet në mënyrë barbare

lavdi ukraines baristi ne spanje refuzon tu sherbeje ruseve dhunohet ne menyre barbare
lavdi ukraines baristi ne spanje refuzon tu sherbeje ruseve dhunohet ne menyre barbare

Ndërkohë që ushtarët rusë dhe ukrainas ndeshen në luftën e vërtetë, edhe qytetarët e dy vendeve “luftojnë” edhe pse ndodhen në vende europiane.

Dy rusë kryen një sulm të tmerrshëm dhe të egër ndaj një barmeni në Spanjë pasi ai refuzoi t’u shërbente atyre dhe bërtiti “Lavdi Ukrainë”.

Incidenti u kap nga kamerat e sigurisë dhe ndodhi të dielën e kaluar në Torrevieja në provincën Alicante. Në pamjet video shihen tre burra duke hyrë në lokal rreth orës 23:30.

Kur përpiqen të porosisin pije, pronari i lokalit u thotë se porositë e fundit tashmë kanë ndodhur dhe se së shpejti lokali do të mbyllet.

Rusët këmbëngulin se duhet tu shërbehej, kohë kur barmeni i lokali ndërhyn duke u përsëritur se lokali është mbyllur.

“Unë jam ukrainas. Lavdi Ukrainës”, iu përgjigj barmeni pyetjes së rusëve se nga ishte.

Në atë moment, rusët nisën një sulm të egër ndaj 43-vjeçarin ukrainas, duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Dy gra tentuan të ndalojnë sherrin dhe të ndajnë burrat që grinden, por pa rezultat.

Rusët përfundimisht dalin nga lokali, por vetëm pasi e lanë ukrainasin në një gjendje gjysmë të vetëdijshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts