“Lavdi Ukrainës!”, Zelensky: Forcat e Armatosura janë këtu, Kemi mbrojtur vendin për 100 ditë. Fitorja do të jetë e jona!

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet bashkë me ministrat dhe këshilltarët, të cilët ishin të pranishëm në videon e 24 shkurtit, kur nisën edhe sulmet e para ruse.

“Fitorja do të jetë e jona”, dëgjohet të thotë Zelensky.

Ai ka shtuar se forcat mbrojtëse të Ukrainës janë duke kryer mbrojtjen e vendit dhe të vijojnë ta bëjnë.

“Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e armatosura të Ukrainës janë këtu. Më e rëndësishmja, njerëzit tanë, njerëzit e vendit tonë, janë këtu. Ne kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë … Lavdi Ukrainës ”, tha Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.