Lavrov akuzon Macron për shkelje të etikës diplomatike

21:20 06/07/2022

Rrjedhje e njëanshme e regjistrimeve telefonike

Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov ka akuzuar Presidentin Francez Emanuel Macron për shkelje të etikës diplomatike. Arsyeja është bërë regjistrimi i një bisede telefonike që Macron ka mbajtur me Presidentin Rus Vladimir Putin vetëm 4 ditë ditë përpara pushtimit rus në Ukrainë me synim për të zgjidhur krizën në mënyrë diplomatike.

Duke folur në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë se bashku me homologun e tij vietnamez, Lavrov tha se sjelljet diplomatike nuk parashikojnë publikimin e njëanshëm të rregjistrimeve të tilla.

Më tej Lavrov u shpreh se Rusia është e gatshme të mbrojë qëndrimet e saj në raport me negociatat.

“Në parim ne negociojmë në atë mënyrë që të mos na vijë kurrë turp. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për fjalët tona dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë.”

Në dokumentarin me titull “Një president, Europa dhe lufta” i cili u publikua javën e kaluar përfshihen pamje të presidentit francez teksa mban një bisedë telefonike me presidentin rus. Përgjatë bisedës Macron beson se ka bindur që Vladimir Putin të pranojë një takim me Presidentin Amerikan Joe Biden në Gjenevë vetëm 4 ditë përpara se të fillonte Lufta Rusi-Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.